Në dekadat e fundit është vërejtur një rënie dramatike e bletëve në botë.


Vetëm në SHBA, numri i kolonive të bletëve është ulur me 90 për qind që nga viti 1962.


Humbja e bletëve ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, pesticideve dhe rënies së përgjithshme të vendbanimeve të tyre natyrore.


Por, ka njerëz që përpiqen t’i ruajnë në çdo mënyrë të mundshme dhe njëri prej tyre është aktori Morgan Freeman.

Ai po përpiqet të frenojë një rënie të numrit të bletëve duke e shndërruar fermën e tij në Misisipi në një parajsë bletësh.

Freeman së pari u interesua për bletarinë më 2014 për shkak të zhdukjes masive të bletëve. Që atëherë, Morgan ka sjellë më shumë se 26 koshere nga Arkanzas në fermën e tij 124 hektarëshe, të cilën e ka shndërruar në një parajsë bletësh me lule tërfili, magnolia dhe livando.

Bletët polenizojnë pjesën më të madhe të frutave, arrave dhe perimeve që hamë dhe pa këto insekte të jashtëzakonshme, njerëzit si një specie do të vinin në prag të zhdukjes.