Aktori i rrjetit Netflix, José de la Torre ka vdekur në moshën 37-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi fansat se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktori i njohur për pamjen tërheqëse ka luajtur rolin e Iván në serilian spanjoll ‘Toy Boy’, trileri ku personazhi tij ‘striptist’ burgoset për një vrasje që nuk ka kryer.

José, nga provinca spanjolle e Córdoba, kishte punuar më parë si model për kompani mode dhe bizhuterish.

Raportimet e sotme njoftonin se ai ka vdekur më 5 dhjetor dhe funerali u mbajt një ditë më vonë.

Aktori ishte diagnostikuar më një sëmundje të paspecifikuar prej muajit korrik dhe prej atëhere nuk ishte shfaqur më në publik.

Kolegia e tij, aktorja spanjolle Luisa Martín i bënte homazhe José: “Më thyet zemra të mendoj se nuk do të dëgjoj më zërin tënd, por do të vazhdoj të të flas përgjithmonë. Të dua shumë José.’

Aktori ka luajtur në disa seriale spanjolle përfshi dhe ‘Amar es para siempre’ (Të dashurosh përgjithmonë), si dhe Vis a Vis: El Oasis, dhe Servir y proteger.

Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale në qershor e tregonte duke shijuar muzikë në një festival në ishujt Kanarie.

Në postim i ndjeri vlerësonte fansat dhe shpërndante urime për ta.

Mes atyre që bënin homazhe për de la Torre ishte aktorja e këngëtarja spanjolle Lolita Flores: “Sa e vështirë është të pranoj që ti ke shkuar, megjithëse nuk të njihja. Qëndruam vetëm për pak orë bashke, jeta është kaq e padrejtë, ishe i bukur si nga jashtë dhe nga brenda”.

Natyra e diagnozës së të ndjerit çuditërisht nuk është publikuar por aktori bënte një jetë intensive si në televizion dhe në aspektin privat, shkruan rrjeti Daily Mail.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: