Filmi “Milosheviçi dhe unë”, sjell në Tiranë aktorin e njohur francez, Gérard Depardieu. Filmi një bashkëprodhim kosovar-francez, nën regjinë e regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin #GérardDepardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi
Aktori i madh francez, do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë për shesh xhirimi.?
Gjera të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori por edhe frymë të ditës“, shkruan Kumbaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb