SHBA – Bota e kinemasë thotë lamtumirë një tjetër prej njerëzve të saj më të mëdhenj. Aktori Burt Reynolds ka ndërrruar jetën në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër në spitalin e Floridas SHBA.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhësësi i tij Jeffrey Lane. Aktori 82-vjecar mesditën e së enjtes u trasportua me urgjencë në spital pas një ataku në zemër por fatkeqësisht nuk ia doli dot. Sipas mediave të huaja Burt Reynolds prej vitesh vuante nga probleme në zemër dhe në vitin 2010 iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai po punonte aktualisht për filmin “Once Upon The Time” me regji të Quentin Tarantino’s, krah emrave më të njohur si Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Filmi në fjalë pritet të shfaqet në kinema në vitin 2019.

Burt ka qenë i nominuar për “Oscar” dhe është ndër aktorët më të suksesshëm të viteve ‘70. Disa nga filmat që ka marrë pjesë janë: “Deliverance”, “Smokey and bandit” dhe “Boogie Night”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb