SHBA

Chad McQueen, aktori i njohur i “The Karate Kid” dhe në të njëjtën kohë, djali i legjendës Steve McQueen, është ndarë papritur nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Ishte avokati dhe miku i tij që njoftoi vdekjen e aktorit. Më pas vdekja e tij u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së aktorit amerikan.

“Me zemër të thyer njoftojmë vdekjen e babait tonë Chad McQueen”- shkruan revista People.

McQueen ishte i njohur për rolin e tij si Dutch-i në filmin “The Karate Kid” në 1984. Ai gjithashtu ka luajtur dhe disa filma në nder të babait të tij, Steve McQueen, aktori legjendar i filmave, në të njëjtën kohë, ish-pilot i garave automobilistike.

Chad ndoqi hapat e të atit, pasi përveç aktrimit, gjithashtu u bë pilot i garave me makina, ku madje fitoi dhe World Mini Grand Prix në vitin 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb