Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.
Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.
Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.
Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.
Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.
Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.
“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.
Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.
“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.
Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.
“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.
Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.