SHBA

Jamie Foxx akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze, të kryer në vitin 2015 në New York. Sipas padisë, e cila është siguruar nga TMZ, fituesi i çmimit Oscar ndodhej në një restorant në gusht të atij viti kur paditësja erdhi gjatë orës 11 të mbrëmjes.

Pas disa orësh, vajza dhe një prej mikeve të saj që ndodheshin vetëm një tavolinë larg Foxx, i kërkuan aktorit një foto dhe ai pranoi.
Më pas, ajo thotë se 55-vjeçari dukej i dehur dhe u përgjigj: “Patjetër zemër, ç’të duash!”

Pasi shkrepën disa foto, vajza pretendon se Foxx i tha se kishte “një trup supermodeleje” dhe “vinte erë të mirë”. Akuzuesja ka deklaruar se aktori e ka tërhequr nga krahu drejt pjesës së mbrapme të restorantit dhe ka nisur ta prekë në mënyrë të papërshtatshme.

Ajo është shprehur se Foxx i vuri duart në belin e saj dhe më pas i rrëshqiti poshtë bluzës për t’i prekur gjoksin. Vajza deklaron se sulmi është dëshmuar nga disa të pranishëm dhe roje sigurie, por nuk kanë reaguar. Sipas saj, Foxx ka vazhduar duke e prekur edhe në zonat intime.

55-vjeçari ka ndalur pasi ka parë shoqen e saj duke ardhur, e cila ka parë ngjarjen. Akuzuesja deklaron se i është nënshtruar kujdesit mjekësor dhe ka përjetuar dëm psikologjik si rezultat i “sulmit seksual dhe abuzimit” dhe kërkon dëmshpërblim. Përfaqësuesit e Jamie Foxx nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë për mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: