SHBA

Së fundmi aktori i njohur Richard Gere është dërguar me urgjencë në spital teksa ishte me pushime në Meksikë. Ikona e “Pretty Woman” është me pneumoni, por sipas burimeve ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

73-vjeçari ishte me pushime me familjen dhe festonte ditëlindjen e 40-të të gruas së tij kur u sëmurë. Aktori thuhet se kishte një kollë të keqe në kohën kur u nisën në udhëtimet e tyre.

Ndërkaq, burimi pohoi se:

Për fat të mirë, ai doli jashtë të nesërmen dhe na është thënë se Richardit iu dhanë antibiotikë për të ndihmuar në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.

Kujtojmë që aktori i njohur hollivudian është i martuar me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se artisti. 71-vjeçari, është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer për rolet e tij të suksesshme në filma romantikë si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”. Gere ka qenë i martuar dy herë para se të martohej me bukuroshen spanjolle, përkatësisht me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me Carrie Lovell nga viti 2002 deri në vitin 2016.

Shumë kanë aluduar se kjo martesë e tretë e aktorit me partneren e tij nuk është gjë tjetër veçse një lidhje interesi pasi vlen të theksojmë se Alejandra ka një diferencë moshe goxha të madhe me aktorin. Ndërkaq, Alejandra është vajza e Ignatius Silva, një biznesmen dhe ish-nënkryetar i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb