Aktori i njohur George Clooney u ka dhyryar fqinjqve të tij plot 45 mijë paund në mënyrë që ata të ikin me pushime. Duke qenë se familja po shtohet pasi së bashku me bashkëshorten e tij Amal pritet të behën prindër të dy binjakëve, cifti ka menduar të zgjerojë shtëpinë e tyre në Berkshire. Por, punimet që do të zhvillohen për ristrukturimin e shtëpisë së tyre të re me gjasë do t’i shqetësojnë fqinjët e tyre.

Clooney dhe Amal kanë menduar edhe për këtë, pasi i kane dhuruar një shumë prej 45 mijë paund dëmshpërblim fqinjëve për shqetësimin që u krijohet nga punimet në shtëpi.

Çifti John Grove 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare do të shijojnë pushime të gjata prej gjashtë javësh, në një prej hoteleve më luksozë në Korfuz, si dhe 30 mijë paund para të thata, ndërsa vlera e pushimeve luksoze shkon në 15 mijë paund.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: