Jo shumë kohë pas problemit me shëndetin që gati i kushtoi jetën, Jamie Foxx feston ditëlindjen e motrës së tij Drida Dixon me një postim ndryshe.
Siç e ka përmendur tashmë në deklaratat e tij pas shtrimit në spital, roli i saj ishte vendimtar për rikuperimin e tij dhe në ditëlindjen e saj, aktori i shkroi në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen motrës sime bukuroshe, je magjike, e bukur, e guximshme, luaneshë. Pa ty nuk do të isha këtu, po të mos kishe marrë vendimet që ke marrë unë do të kisha humbur jetën. Të dua përgjithmonë dhe urime ditëlindjen motra e vogël.”
Postimi i tij u shoqërua me një foto të përbashkët të tyre dhe foto të ndryshme të Nixon.
Çfarë tha Jamie Foxx pas probleme shëndetësore
Më herët në korrik, ylli 55-vjeçar i ekranit të madh postoi një video në Instagramin e tij, duke iu referuar për herë të parë ‘ferrit’ , që ai tha se kaloi.
View this post on Instagram
“Një miliardë faleminderime për të gjithë, ka qenë një rrugë e gjatë, por të gjitha lutjet tuaja dhe Zoti më ndihmuan ta kaloja këtë ”, ka shkruar ai në mbishkrimin e klipit.
Në video ai ndër të tjera thotë: “Nuk mund t’jua përshkruaj, kalova diçka që mendova se nuk do ta kaloja kurrë”.
Ai pranoi se shumë njerëz prisnin një përditësim për gjendjen e tij, por “të jem i sinqertë me ju, nuk doja që ju të më shihnit kështu. Unë dua që ju të më shihni duke qeshur, të argëtohemi, të bëjmë shaka. Nuk doja që ju të më shihnit me tuba që më kalonin duke u përpjekur të kuptoja nëse do t’ia dilja.”
Pas klipit, aktori tha se motra e tij Deidra Dixon dhe vajza Corinne “më shpëtuan jetën” dhe gjithashtu falënderoi Zotin dhe “mjekët e mëdhenj” që e trajtuan atë.
“Nuk mund t’ju them se sa e mrekullueshme është që familja juaj të ndihmon në një mënyrë të tillë. Ata më mbrojtën”, tha ai. “Dhe kjo është ajo që uroj që të gjithë ta kenë në momente të tilla.”
Fox gjithashtu donte të përgënjeshtronte me humor atë që shkruhej për të, si për shembull se u verbua apo se u paralizua.
“Tani, e dini, të qenit i heshtur ndonjëherë i nxjerr gjërat jashtë kontrollit. Njerëzit thanë se jam i verbër, por siç e shihni… sytë po funksionojnë mirë. Ata thanë se jam i paralizuar – nuk jam i paralizuar”, tha ai.
Më pas, aktori nuk i ka mbajtur dot lotët duke thënë: “Por unë kam qenë në ferr dhe jam kthyer. Dhe rruga ime drejt rimëkëmbjes kishte disa gropa. Por unë po kthehem. Dhe unë jam në gjendje të punoj dhe jam në rrugën e kthimit”.