TURQI

Can Yaman, një prej aktorëve të rinj që po çmend gjininë femërore në Turqi dhe jashtë saj, pak kohë më parë u pyet edhe për dashurinë, por nuk zbuloi asgjë. Në fakt, lajmi u zbulua dhe nuk është aspak i mirë për vajzat. Aktori shqiptar është i dashuruar dhe ka të dashur një vajzë shumë bukuroshe.

Mediat turke kanë shkruar së fundi se aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman, është ndër emrat më të lakmuar jo vetëm të produksioneve televizive, por edhe sa i përket gjinisë femërore. Megjithatë, ka ditur të bëjë një zgjedhje shumë të mirë në këtë drejtim shkruan Class.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prej disa muajsh, Can ka nisur një lidhje të re, të cilën ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave. Mësohet se bukuroshja në krah të tij është stilistja e njohur turke, Elif Tutarkaban, e cila ka punuar me emra të njohur të kinematografisë dhe produksioneve televizive.

Elif është një ndër vajzat më seksi në radhët e personazheve të njohur në Turqi, e cila ruan një profil të ulët për jetën e saj private.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb