Steve Coogan po merr rolin kryesor në përshtatjen e ardhshme teatrale të Dr. Strangelove, me regji fillimisht nga Stanley Kubrick në vitin 1964.

Ndryshimi në pamjen e aktorit është evident dhe fansat e tij fillimisht e kishin të vështirë ta njihnin.

Në produksionin e ri, i cili do të shfaqet premierë në Teatrin Noël Coward në Londër, Coogan do të luajë katër personazhe, duke përfshirë edhe të njëjtin Dr. Strangelove, në një performancë që të kujton portretizimin e shumë roleve të Peter Sellers në filmin klasik. Historia sillet rreth një gjenerali amerikan të çmendur, i cili urdhëron një sulm bërthamor në Bashkimin Sovjetik, duke shkaktuar një krizë globale.

Coogan, i njohur për shkathtësinë e tij në aktrim, tashmë ka nisur provat për shfaqjen. Atij në skenë do t’i bashkohen aktorët John Hopkins, Oliver Alvin-Wilson dhe Richard Dempsey. Shfaqja do të hapet në Londër në tetor 2024, e ndjekur nga një shfaqje në Dublin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: