TURQI

Aktori i njohur turk, Burak Özcivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen u bënë prindër disa ditë më parë. Mediat turke raportojnë se çifti është bërë me djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan.


Haberturk ka thënë detaje për peshën (3.670 gramë) dhe gjatësinë e foshnjës (52 centimetra), ndërsa aktori i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij në sallën e lindje, Çifti nuk publikoi asnjë foto të djalit fakt ky që zgjoi kureshtjen e shumë njerëzve për ta parë.


Kompani shumë të mëdha ofruan miliona vetëm për një foto të djalit të tij. Kompania në Katar dhe Uzbekistan kanë ofruar 2 milionë lira turke për foton e djalit por prindërit akoma nuk kanë vendosur nëse do ta publikojnë apo jo fotografine.


Që bashkëshortja e tij të ishte e qetë gjatë procesit të lindjes dhe pas tij, Burak ka bllokuar të gjithë katin e spitalit duke bërë një pagesë shtesë, plot 50 mijë lira turke (rreth 8 mijë euro).

Burak Özçivit nuk kurseu asnjë shpenzim në këmbim të qetësisë dhe sigurisë së bashkëshortes dhe djalit të tij. Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u martuan në vitin 2017 në një ceremoni madhështore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb