Pas martesës pak kohë më parë me modelen shqiptare Almeda Abazi, aktroi turk Tolgahan Sayisman duket se është dashuruar me gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë. Ai ka publikuar një video në ‘Instagram’ teksa shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare dhe duket mjaft i lumtur.


Kujtojmë se aktori 35-vjear, Tolgahan Sayisman, u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Çenar Ilgaz në serialin Lale Devri, ndërsa me modelen shqiptare kurorëzoi martesë në muajin shkurt në Los Angeles, pikërisht në ditëlindjen e bukuroshes shqiptare.



(d.d/BalkanWeb)