SHBA- Aktorja Blake Lively ka lindur fëmijën e saj të parë, por kjo ka ndodhur më herët nga parashikimi i mjekëve. 27-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds e pritën fëmijën në një spital pranë shtëpisë së tyre në Bedford, Neë York. Nëna dhe fëmija, një vajzë së cilës i kanë vënë emrin Violet, gëzojnë shëndet të plotë dhe çdo gjë po shkon më së miri.

Lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj Ryan, ylli i “Gossip Girl” e zbuloi nëpërmjet faqes së saj të internetit në fillim të muajit tetor. “Ëndrra u bë realitet, ishte diçka që e kam ëndërruar që kur isha një vajzë e vogël. Doja një familje me shumë fëmijë”, tha aktorja.

Lively, e cila u martua me Ryan Reynolds vetëm para 35 të ftuarve në vitin 2012, pati thënë më parë për “Vogue” se mendonte se ai do të ishte një baba i mrekullueshëm. Edhe vetë ylli i “Safe House”, Ryan tha se nuk do të kishte vështirësi me detyrat e tij si baba.

Ai u tha njerëzve: “Unë nuk kam një stomak të dobët. Jam i mirë me pelenat dhe diarrenë dhe të gjitha gjërat e këtij lloji sepse kam shumë mbesa dhe nipër, kështu që unë i kam bërë të gjitha këto gjëra më parë”.

Ai shtoi: “Unë jam i gëzuar vetëm me idenë e të paturit e një mik. Ne nuk e dimë ende nëse është një djalë apo një vajzë, por çfarëdo qoftë, ti ke këtë lidhje me realitetin që kurrë nuk ikën”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb