Dielli është rikthyer në vend dhe ku më mirë mund ta marrësh se pranë detit dhe Prestige Resort që i ka të gjitha. Këtë e ka kuptuar edhe modelja, prezantuesja, biznesmenia, producentja, aktorja dhe filantropja afrikano-jugore Bonang Dorothy Matheba.

Bonang 1
Bonang 1

32-vjeçarja, një nga gratë më të njohura në Afrikë dhe më gjerë ka zgjedhur Prestige Resort për të kaluar fundjavën. Matheba ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ndërsa shijon diellin në resortin luksoz buzë detit Adriatik në Golem që është kthyer në vendin e modeleve të njohura në mbarë botën.

“Të premtet në Shqipëri”, shkruan Bonang teksa poston fotot e saj në Prestige Resort, pranë detit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bonang Dorothy Matheba është një prezantuese televizive nga Afrika e Jugut, personalitet radiofonik, biznesmene, producente, aktore dhe filantrope. Matheba është e njohur për aftësitë e saj të shkëlqyera prezantuese dhe zërin e spikatur. Ajo ka prezantuar spektaklin muzikor SABC 1 LIVE, koncert që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Ajo është gjithashtu afrikano-jugorja e parë e cila ka zwnw vend në një sërë revistash të njohura. Në vitin 2011, ajo ka qenë pjesë e një reality show të suksesshëm në Afrikën e Jugut quajtur B * Dazzled. Në vitin 2013, ajo ishte ambasadorja e parë ndërkombëtare për markën kozmetike Revlon, jashtë SHBA. Në vitin 2014, ajo prezantoi spektaklin përpara ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, duke u bërë kështu e para femër nga Afrika e Jugut që prezanton një spektakël të tillë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb