Të gjithë jemi mësuar ta shikojmë çdo të shtunë, teksa është një nga aktoret e spektaklit të humorit “Al Pazar”. Nuk mund të themi që nuk u habitëm teksa e pamë edhe këtë personazh në grackën e faqes së “Instagramit”, “Demaskimet Shqiptare”.

Po flasim për Inva Gashin, dhe foton e saj të para disa viteve. Mesa duket edhe aktorja ka rënë pre e tundimit për të përmirësuar diçka në pamjen e saj.

Është shumë e thjeshtë të dallojmë ndryshimet e mëdha që ka pësuar edhe Inva, duke ardhur sot tërësisht ndryshe nga Inva me flokë të shkurtra, buzë të holla, ashtu si para disa vitesh ka qenë.

(er.nu/Bluetooth/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb