SHBA

Anne Hathaway është një ndër akoret më të famshme në Hollivud. Së fundmi ylli amerikan ka pozuar për revistën e njohur,“Town&Country” për muajin shkurt.

Për sa i përket jetës së saj private aktorja është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave. Ajo është e martuar me producentin dhe dizajnerin Adam Shulman, më të cilin ka edhe një djalë.

Edhe pse jeta e saj mund të duket perfekte, aktorja ka rrëfyer se ndonjëherë ka probleme me ankthin dhe stresin. Megjithatë ajo ka gjetur një metodë shumë efektive që ndihmon në largimin e energjive negative dhe relaksim

“Vëreni një matës kohe në telefon, merreni pranë një qiri dhe shkruani gjithçka që ju shqetëson. Nxirreni të tërën në letër. Mos e lexoni. Kur të përfundojë koha që i keni caktuar vetes, merreni letrën dhe digjeni. E gjithë energjia dhe zemërimi bëhen tym”, ka thënë aktorja Hathaway.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb