‘Prestige Resort’ mbetet gjithnjë një atraksion për turistët vendas e të huaj në cdo sezon të vitit. Pak ditë më parë, resorti ka mirëpritur një mysafire të vecantë. Aktorja Amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur së fundi në filmin ‘Fast and Furious 2’ thotë se ka mbetur e mrekulluar nga vizita në ‘Prestige Resort’, një vizitë në fakt surprizë e kaluar pa rënë në sy në Shqipëri.

Sincerely Ward

Aktorja amerikane ka postuar në instagramin e saj foto nga ambjentet e ‘Prestige Resort’, ndërsa shkruan se mezi pret të rikthehet atje në verë.

Sincerely Ward 2

“Kjo është Shqipëria. Prestige Resort në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peisazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj atje në sezonin e verës.” – shkruan aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në Prestige Resort.

Sincerely Ward 3

Fotot e publikuara nga Sincerely Ward në instagram kanë zgjuar kuriozitetin e shumë prej ndjekësve të saj, të cilët shkruajnë se do të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të verës.

Sincerely Ward 4

Krahas ‘Fast & Furious 2’, Sincerely Ward ka luajtur edhe filma të tjerë të njohur amerikanë, si Bad Boys II, Spider-Man 3, Match Made in Heaven, ndërsa aktualisht moderon reality shoë Wags of Atlanta.

Sincerly Ward Prestige Resort

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb