Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”.
Përkatësisht, për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar për Golden Globe, e njëkohësisht konsiderohet edhe favorite për Oscar.
Dëshira e saj për këtë rol ishte e veçantë, ndaj e pyetur nga regjisori Pablo Larrain nëse mund të këndonte, Jolie tha: Unë kurrë nuk kam kënduar. Një herë dikush më tha se nuk mund të këndoja dhe kjo më bllokoi plotësisht. Nuk i thashë askujt, por është një pjesë e imja që thjesht e shtypa. Kur Larrain më pyeti nëse mund të këndoja, unë thashë se askush nuk mund të këndojë si Maria Callas, por unë do të bëj më të mirën time.
Ajo gjithashtu pranoi se që në fillim mendonte se do t’ia dilte mbanë në skenat e këngës, por gjithçka ndryshoi kur filloi mësimet e para me mësuesen e muzikës.
“Në fillim, bëra gabim duke menduar se do të ishte e thjeshtë, por shpejt kuptova se të kënduarit në opera nuk mund të falsifikohet. Nuk doja të pretendoja të këndoja, por nuk e kuptova se sa serioze do të ishte”, theksoi ajo .
Siç pretendon Jolie, klasa e parë ishte shumë emocionuese për të.
Jolie shtoi se përparimin në të kënduar e kanë vënë re fëmijët e saj, të cilët i kanë thënë se janë krenarë për përpjekjet që ka bërë.
(BalkanWeb)