SHBA – Dy ditë më parë aktorja e njohur Eva Longoria solli në jetë femijën e saj të parë. Ditën e djeshme ajo publikoi një foto të vogëlushit të saj, duke ëtë gjithë ata që e uruan për lindjen e tij.


“Përshëndetje botë. Ju prezantoj me Santiago Enrique Bastón. Faleminderit të gjithëve për urimet e ngrohta”,-shkroi Eva dy ditë më parë. Aktorja e njohur i është mirënjohëse Zotit, që e bekoi me një mrekulli të tillë. Ajo dhe bashkëshorti i saj José “Pepe” Bastón janë shumë të lumtur me ardhjën në jetë të fëmijës së tyre.



Eva Longoria ka dhënë edhe një mesazh për fëmijët të cilët janë ndarë nga familjet e tyre, për shkak të krizës së emigrantëve.
“Me lindjen e djalit tim, nuk mund ta imagjinoj sesi prindërit i kanë ndarë nga fëmijët e tyre. Unë nuk mund ta imagjinoj mos ta kem në duar djalin tim. Familjet duhet të qëndrojnë së bashku, prandaj, ata duhet të bashkohen sa më shpejt”,-ka shkruar aktorja e njohur në Instagram.
(BalkanWeb)

Etiketa: