SHBA

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë martuar në fshehtësi? Aktorja 29-vjeçare e “Hunger Games” dhe 34-vjeçari Maroney, janë fotografuar të hënën në Neë York, duke dalë nga një zyrë celebrimi martesash të kapur prej dorë për dore.

Sipas raportimeve të Page Six, aktorja dhe i fejuari i saj mund të jenë martuar në fshehtësi. Me sa duket, çifti kanë nënshkruar një kontratë paramartesore.

Pasi kanë dalë nga zyra e celebrimit, Jennifer dhe Cooke janë parë të shoqëruar nga truprojat e tyre, një fotograf dhe një mik i përbashkët. Pas firmosjes së kontratës, burimet nga ‘Page Six’ kanë treguar se dyshja do të organizojë një dasmë madhështore muajin tjetër.

Dikush që, me sa duket, ka qenë dëshmitar në pranë zyrës së celebrimit të qytetit, shkroi në Twitter, i cili u fshi më pas. “Kur shkon të marrësh kontratën e martesës dhe sheh Jennifer Lawrence duke celebruar martesën para syve të tu”. Fituesja e çmimit “Oscar” dhe Maroney u fejuan në fillim të këtij viti, sipas një burimi afër aktores së njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb