SHBA – Katë Hudson është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja 38-vjeçare me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se ka ardhur në jetë vogëlushja e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ajo është këtu”- shkruan aktorja e njohur. Kate ka treguar dhe emrin e vogëlushes të cilën e ka pagëzuar, Rani Rose. Vajza ka lindur ditën e djeshme me 2 tetor ndërsa aktorja e za zbuluar lajmin vetëm pak minuta më parë.

Rani Rose është fëmija e parë i aktores me partnerin, Danny Fujikawa. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë, 7-vjeçarin Bingham Haën i lindur nga lidhja me ish të dashurin, Matt Bellamy dhe 14- vjeçarin Ryder Russell nga martesa me ish-bashkëshortin, Chris Robinson.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb