SHBA

Hilary Swank shtatzënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare. Aktorja e njohur nuk është në pritje të një fëmijë por të dy. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë 48 vjecarja në emisionin “Good Morning America”.

“Së shpejti do të bëhem nënë dhe jo e një bebe por e dy, jam në pritje të dy binjakëve. Ende nuk mund ta besoj, është kaq bukur ta ndaj me ju lajmin, shumë e lumtur.

Më pas 48-vjecarja ka shpërndarë edhe disa foto në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa Swank pret ardhjen e dy të vegjëlve të saj me Schneider, me të cilin u martua në vitin 2018, ajo po përgatitet për rikthimin e saj në rrjetin televiziv me “Alaska Daily” të ABC.

Shfaqja, premierë të enjten, vjen nga Tom Mçarthy, skenaristi fitues i Oskarit që qëndron pas filmit më të mirë të vitit 2015, “Spotlight”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb