TURQI


Aktorja Hazal Kaya, të cilën shumë e njohim si Nihal nga roli i saj në serialin “Dashuri e ndaluar’, është bërë nënë për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e aktores është bërë i ditur nga mediat turke në muajin prill, ndërsa aktorja e ka zbuluar pak javë më vonë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.


Së fundmi, mediat turke kanë zbuluar se aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që me sa duket qenka një djalë. Po ashtu, është zbuluar edhe emri i bebushit, të cilin Hazal e ka quajtur Fikret shkruan Class.


Nuk dihet pse kjo zgjedhje, megjithatë turqit zakonisht preferojnë të qëndrojë te tradicionalja kur bëhet fjalë për vendosjen e emrave të fëmijëve. Hazal dhe partneri i saj, Ali Atay janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Ata u martuan në shkurt të këtij viti, pas 5 vitesh lidhje.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb