ITALI- Është aktore dhe modele, por emri i saj ndoshta nuk ju duket i njohur, pasi ajo është aktore në Bollywood. Nataliya Kozhenova ka folur për veten duke treguar tatuazhin e veçantë që ka vendosur të bëjë në kraharor.

As më pak e as më shumë se portretin me ngjyra të fenomenit të futbollit, Lionel Mesi, i cili mban veshur fanellën e Barcelonës. Në tatuazhin e saj, Mesi shfaqet bashkë me një kupë prej floriri, ku shkruhet Fifa.

Por nuk dimë ende nëse tatuazhi është i përkohshëm apo do rrijë në kraharorin e aktores italo-ukrainase përgjithnjë.

Dimë vetëm se Nataliya Kozhenova është një fanse e çmendur e Messit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: