SHBA
Charlize Theron konsiderohet një nga femrat më të bukura në botë. Por edhe pse mban këtë titull aktorja e njohur nuk arrin të ketë një lidhje dashurie. E ftuar në ‘Entertainment Weekly’ 43-vjecarja tha se meshkujt e kanë të vështirë me të dhe nuk bëjnë një hap para, kanë ‘frikë’.
“Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet. Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, u shpreh aktorja. Në fakt sipas kronikave rozë, Charlize në vitin 2015 ndërpreu lidhjen me Sean Penn, i cili braktisi edhe gruan për të.
Por nuk mbaron këtu pasi aktorja e njohur ka pasur edhe disa flirte të tjera një ndër ta përmendim atë me Brad Pitt. Por para kësaj 43-vjeçarja ka qenë e fejuar për 8 vjet me Stuart Townsend deri në vitin 2010. Të dy aktorët ishin njohur në setin e filmit “24 orë”.
(BalkanWeb)