TURQI – Aktorja e njohur turke Hazar Erguçlu ka bërë publik lajmin se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja dhe partneri i saj, regjisori Onur Ünlü janë në pritje të një fëmije, por që në fillimet e lidhjes së tyre janë përballur me reagime jo të mira nga publiku shkruan Class.

Fansat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër kësaj lidhjeje për shkak të diferencës së moshës që ata kanë. Hazar është 26 vjeç, ndërsa Onur është 45. Fansat vazhdojnë t`i kundërvihen çiftit dhe me sa duket, aktores i ka ardhur në majë të hundës dhe ka vendosur të reagojë më anë të një postimi në Instagram, ku ka shkruar:

“Unë e di shumë mirë çfarë po bëj. Prindërit e mi e dinë, të afërmit, miqtë, të gjithë ju e dini. Jam shumë e qetë dhe e lumtur me zgjedhjet e mia. Po ju, e dini se çfarë po bëni me jetën tuaj?” Kjo ka qenë një pyetje retorike, pasi Hazar i ka bllokuar komentet në këtë postim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb