TIRANE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka asgjësuar sot mbi 2 ton sasi mishi jashtë standardeve për konsum, të grumbulluar nga kontrollet në pikat e therjeve dhe dyqanet e ndryshme.

Sipas njoftimit të AKU, mishi i asgjësuar rezultonte produkt i pakontrolluar, pa vulë veterineri dhe pa çertifikatë origjine.

Mishi i grumbulluar ndodhej i magazinuar në frigoriferët e Zoo Farm, nga ku është marrë dhe është dërguar në Landfillin e Sharrës, në periferi të Tiranës për tu asgjësuar.

Gjithashtu AKU njofton se pas inspektimit dhe asgjësimit të mishit, në gjithë vendin janë mbyllur 83 subjekte ku është konstatuar produkti i pakontrolluar.

Aksioni inspektorëve të AKU-së, për të garantuar siguri ushqimore në tregjet ushqimore do të vijojë dhe do të përfshijë çdo zonë urbane apo rurale të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: