ELBASAN- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në tregjet e Elbasanasit.  Grupe kontrolli janë shprëndarë në qytet për verifikimin e cilësisë së mishit.

Mësohet se i janë bllokuar një subjekti 56 kg  mish, 20 kg sallam dhe një sasi të konsiderueshëm qoftesh. Produkti i sekuestruar në këtë subjekt ka qenë i pa certifikuar. Subjektit i është vënë gjobë, 500 mijë lek te vjetra.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Afrim Bakaj ka zhvilluar sot një takim me Drejtorinë Rajonale të Elbasani ku janë diskutuar masat kundër informalitetit. Bakaj njoftoi se në Bashkinë Elbasan do të ngrihen 16 grupe inspektimi të cilat do të kontrollojnë vendet e tregtimit dhe ato të therjes së mishit. Gjithsej në fokus të këtij kontrolli do të jenë 74 subjekte, përfshirë edhe ato të gjësë së gjallë.

Bakaj gjithashtu tha se në një fazë të mëvonshme do të ngrihen grupe kontrolli edhe për subjektet të cilat tregtojnë mishin e përpunuar. Ai theksoi se në kontroll do të përfshihen edhe ato subjekte që i importojnë këto produkte.

Grupet e kontrollit kanë nisur punën në të gjitha subjektet e Bashkisë Elbasan dhe në rast konstatimi të shkeljeve, apo të produkteve që rrezikojnë jetën e konsumatorit, do të bëhet sekuestrimi i tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: