Akulli pushton juglindjen. Këto stalaktite që shihni në foto janë imazhet më të fundit që vijnë nga bregu i liqenit të Pogradecit. Duket se temperaturat e ftohta kanë bërë të tyren. Dallgët e liqenit që përplasen në breg janë kthyer në akull. Kjo është bora e parë që ka rënë për këtë vit në Pogradec, por që ka krijuar probleme të shumta në akset rrugore. Qafë Thana rezulton ende problematike, ndërsa rekomandohet që automjetet e tonazhit të rëndë të mos udhëtojnë në këtë aks.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: