ELBASAN-Temperaturat e acarta të ditës së sotme, duket se janë bërë shkaktare të një aksidenti të frikshëm në qytetin e Elbasanit, aty ku raportohet se nga përplasja e dy mjeteve, një ‘Ford” dhe një BMW ka humbur jetën drejtuesi i “Ford”-it.

Burime të BalkanWeb në vendngjarje bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18;45 në unazën jugore të këtij qyteti, ndërsa shkaku kryesor është rrëshqitja e mjeteve në rrugën me akull.

“Njoftohemi se në Unazë mjeti tip “Ford” me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A 28 vjec banues në Elbasan. Si pasoje e perplasjes ka humbur jeten drejtuesi i mjetit “Ford””, sqaron policia.

Mësohet gjithashtu se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit BMW, i cili momentalisht ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: