Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr pana pastiçerie, 1 kuti qumësht të kondensuar, 1 pako biskota, 2 lgj kakao, 150 gr luleshtrydhe, 1 lgj sheqer.

Përgatitja

Rrahim panën derisa të ngurtësohet, më pas shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen. E përziejmë mirë kremin dhe fillojmë mbushim biskotat duke vendosur në çdo biskotë nga një lugë krem. Kremin do ta ndajmë në dy pjesë, njërin e lemë të bardhë ashtu siç është, ndërsa tek tjetri shtojmë kakaon. Mbi kremin e bardhë vendosim një biskotë tjetër dhe më pas vendosim krem me kakao. Mbi kremin me kakao vendosim një tjetër biskotë (Pra do të kemi katër biskota me dy shtresa kremi – të bardhë dhe kafe).

Lyleshtrydhet i presim në copëza të vogla dhe i vendosim në një tenxhere të vogël me një lugë sheqer. I lemë luleshtrydhet derisa të zbuten dhe të bëhen si një salcë. E lemë salcën të ftohet dhe më pas spërkasim me të biskotat. I vendosim biskotat në frigorifer në ngrirje derisa të bëhen si një akullore kasatë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb