Një skandal ka përfshirë ambasadën e Shqipërisë në Hagë dhe që ka ngritur shqetësimin e qytetarëve dhe mediave hollandeze.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, ambasada e Shqipërisë është përfshirë në një skandal që ka të bëjë me parkimet publike.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që ambasada jonë në Hagë ka bërë me një restorant lidhur me shitjen e vendeve të parkimit, që në fakt janë parashikuar për ambasadën.

Banorët e zonës, janë ankuar disa herë për këtë fakt. Madje problemi duket serioz, aq sa dhjetëra banorë kanë marrë një avokat për të ushtruar presion mbi bashkinë për të ndërhyrë.

“Por në javët e fundit nuk kam parë ndonjë ndryshim”, shton qytetari Kees van Harmelen. Sipas “De Telegraaf”, vlen të përmendet lidhja midis pronarit të restorantit “Fratelli” dhe ambasadës së Shqipërisë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/03/29/akuza-ambasada-shqiptare-ne-holande-shet-vendet-e-parkimit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb