TIRANE

Me një akuzë të fortë i është përgjigjur ish deputeti i LSI, Endrit Braimllarit, avokatit Spartak Ngjela, i cili pak më parë u shpreh se presidentit Ilir Meta e pret burgu.

Ndërsa me ironi e quan avokat I FBI-së, nisur nga burimet amerikane që Spartak Ngjela përmend shpeshherë, Braimllari e pyet atë të zbulojë lidhjen e tij me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në vitin 1996.

“Para se avokati i FBI Spartak Ngjela te flase per te ardhmen e Shqiperise Sorosiane duhet te sqaroje njehere e mire se çlidhje ka ai me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rruget e Shijakut ne 1996 dhe se çfare e lidhe me Tofik Hyken, ne te kundert do sqarohet njehere e mire ai dhe protektoret e tij.”- shkruan Braimllari në reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb