TIRANE- Deputeti i PD, Luciano Boci ka hedhur akuza të forta ndaj policisë që sipas tij po tregon forcën me fëmijët në fshatin Mengël të Elbasanit.

Në këtë shkollë fëmijët kanë dy javë që protestojnë për shkak të mbylljes së shkollës së tyre, e cila u konsiderua jashtë standardeve për të zhvilluar mësim për shkak të problemeve nga tërmeti që ra para dy viteve.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se fëmijët kanë hyrë sot në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur.

Statusi i plotë:

FORCA SPECIALE KUNDËR
FĒMIJËVE!!!

…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.
Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!
Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Hy6gn
Hy6gn

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb