Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për pastërtinë e figurës, tha për “Balkan!eb” se është gati për çdo verifikim, po jo mbi ‘indicie publike’.


Lidhur me këtë, Bardhi shkruan në “Facebook” se në vend të Prokurorisë, reagon Valdrin Pjetri, madje edhe tregon se si duhet të hetohet. Sipas tij, në vend që të thirret për t’u pyetur për akuzën publike, i përzgjedhuri i Ramës i jep leksione hetimi Arta Markut.


Ndër të tjera, ish-deputeti Spahia i kërkon Pjetrit t’i shpegojë atij 5% të shkodranëve që e votuan pse u shpall “non grata” nga Italia për një dekadë.


“PER TE QESHUR E PER TE QARE! Ne vend te Prokurorise reagon Valdrin Pjetri! Rilindja nuk zhgenjen se te gjithe personazheve u jep te njejtin skenar! Edhe Elvis Roshi, edhe Vangjush Dako…te gjithe flisnin ne vend te prokurorise! Valdrini madje edhe i tregon se si duhet te hetohet “jo bazuar ne indicje”.

Ne vend qe te thirret e te pyetet per akuzen publike tashme, i perzgjedhuri i Rames, po i jep leksione hetimi Arta Markut! Ne fakt te tilla ka marre qekur u emerua PPP. Te shohim nese do pranoje leksionin e rradhes, apo do kujtohet se edhe duhet te beje detyren ndonjehere! Nese Valdrini nuk ndjen detyrim t’i shpjegoje 5% qe e votoi, se pse u shpall non grata nga Italia per nje dekade, atehere situata eshte me rende!

Ti mund te kesh shpresa se Arta Marku mund te te shpetoje duke shkelur ligjin, por sado para te kesh bere para debimit, sado para te kesh bere si drejtor i Rames ne hipoteke, e kaluara nuk blihet dot! #IShantazhueshem#FiksPerRilindjen #TurpPerShkodren”, shkruan Spahia.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)