KORE – Kim Jong Un duket se po ndërton raketa të reja balistike, pavarësisht lidhjeve të fundit ‘të ngrohjes’ me administratën Trump.

Washington Post raporton se satelitët spiunë kishin parë aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se është e paqartë se sa larg ka shkuar puna. Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qershor.

Pas takimit të parë midis liderëve nga të dy vendet, të dy burrat premtuan të punojnë drejt denuklearizimit. Trump më vonë tha se Koreja e Veriut “nuk ishte më një kërcënim bërthamor”.

Por Trump u kritikua në ‘shtëpinë e tij’ për lëshime pa siguruar asnjë angazhim të vendosur nga Kim për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe raketave.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb