SHBA- Ndërsa Donald Trump po korr suksese të njëpasnjëshme në fushatën parapresidenciale në SHBA, pavarësisht deklaratave të tij, një akuzë e rëndë është hedhur mbi të.

Një vajzë e quajtur Kate Johnson e ka akuzuar Trump se në vitin 1994 kur ajo ishte e mitur, ai e kishte përdhunuar. Vajza ka dhënë edhe detaje duke treguar se kjo ka ndodhur në një nga rezidencat e tij ku ishte organizuar një festë. Vajza ka shkuar me tej duke treguar treguar se Donald e kishte detyruar atë t’i bënte seks oral dhe madje edhe marrëdhënie lesbike. Vajza tha se kishte shkuar në festën e Jeffrey E Epstein, i cili është nën akuzë pasi i kishin premtuar karrierë si modele.

Vajza kërkon 100 milion dollarë dëmshpërblim moral për këtë abuzim që ajo pretendon që i është bërë. Por nga ana tjetër Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shkruar: Nuk ka asnjë të vërtetë mbi këtë histori të pështirë. Të gjitha akuzat janë false. Ose vajza e ka bërë këtë për të marrë vëmendje mediatike ose… për të më prishur imazhin politik.

Trump ka këmbëngulur në falsitetin e këtyre akuzave duke ia adresuar ‘periudhës politike’ në të cilën ndodhet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: