PARIS- Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-krahu i djathtë i Nicolas Sarkozy, Claude Gueant është dënuar me dy vite burg nga Gjykata franceze e Apelit, pas akuzave për përvetësim të fondeve publike. Gjykata e Apelit e Parisit ashpërsoi sot masën e dënimit në shkallën e parë, që ishte me dy vite dënim me kusht.


Kjo masë e dënimit me burg nuk është aspak sinonim i masës së ndalimit në paraburgim. Dënimet më të ulëta se dy vite burg janë më shpesh të rregullueshme. Gjykata e Apelit nga ana tjetër konfirmoi 75 000 euro gjobë dhe masën e ndalimit për Gueant, 72 vjeç për të ushtruar poste publike për pesë vite.


Ai mbajti postin e drejtorit të kabinetit të Nicolas Sarkozy, ndërsa ky i fundit ishte ministër i Brendshëm dhe ishte në ndjekje penale për marrje fondesh cash nga buxheti i përcaktuar për shpenzimet e proceseve hetimore ndaj oficerëve të policisë. Pas këtyre fakteve, që datojnë nga vitet 2002 dhe 2004, Claude Gueant u zgjodh sekretar i përgjithshëm i presidencës së Republikës. Presidenti Sarkozy e emëroi më pas ministër të Brendshëm nga 2011 deri në 2012.
(ed.me/BalkanWeb)