GJKKO ka liruar nga burgu Gentian Bakon, punonjësin e INUV Elbasan që ishte shpallur në kërkim nga SPAK për një rast korrupsioni, raporton gazetari Igli Çelmeta për Balkanweb.

Një ditë më parë gjyqtarja ec cështjes Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00

Çështja fillimisht është hapur nga prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marjen rryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin nje tendë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb