Faton Zhubaj nga Deçani është një nga ish-ushtarët e UÇK-së që u arrestua një disa ditë më parë në Serbi, ndërsa u akuzua për krime lufte. Ai ishte nisur për në Beograd për të dërguar disa udhëtarë. Por, aty shoferi i autobusit, dikur ushtar i UCK-së, do të arrestohet me arsyetimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999, raporton T7. Zhubaj, i cili punon në kompaninë Meti Comerce në Gjakovë u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet serbe.

Gjatë këtij procesi, Zhubaj pa një listë me emra të ushtarëve të UCK-së të cilët do të arrestohen sapo të hyjnë në territorin e Serbisë. Ai ishte i 82 në këtë listë dhe përballet me disa akuza, para dhe pas përfundimit të luftës.

Megjithëse pohon se kishte dyshime dhe frikë për hyrje në këtë shtet, ndërsa deklaron për Frontal se vendimi për lirim të tij u mor pasi doli në gjykatë. I shqetësuar se ngjarja mund të përsëritet, ai nuk beson edhe se është liruar nga aktakuzat, ashtu siç i pohuan avokatët në Serbi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb