TIRANË

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik  Llalla edhe me tre muaj të tjerë.  Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Nga ana tjetër ai ka bërë ankim në Gjykatën e shkallës së parë kundër zgjatjes së afatit të hetimit, ndërsa kërkesa e Llallës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bibë Ndreca.

Por edhe pse tashmë Llalla ka një betejë të hapur me drejtësinë shqiptare, nga ana tjetër, ai ka nisur punën duke punësuar  edhe dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Kujtojmë se figura e Adriatik  Llallës ka qenë etiketuar shumë nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, teksa nuk ngurroi ta sulmonte si i përfshirë në korrupsion.

Adriatik Llalla i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat, ndërsa pretendimet e Lu-së i ka quajtur veprime tinzare dhe të pabazuara duke shtuar se ai po bën rolin e gjykatësit dhe të prokurorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: