Procesi ndaj seleksionerit të ekipit të Italisë, Antonio Conte, për çështjen e ndeshjeve te trukuara, do të nise më 4 prill dhe vendimi do të jepet para nisjes së Euro-2016 në Francë, shkruajnë mediat italiane.

Procesi do të nisë me 4 prill në Crémone dhe verdikti do të jepet në mesin e muajit maj, bëjnë të ditur mediat italiane. Në 2012, Conte, në atë kohë trajner i Juventusit, u dënua me 10 muaj pezullim (i reduktuar ne 4 muaj ne Apel) nga drejtesia sportive.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: