Edhe 11 femra të tjera akuzojnë për ngacmime seksuale legjendën e Operas Placido Domingo.
Dëshmitë janë publikuar nga agjencia e shtypit amerikan Associated Press (Ap), ku femrat kanë treguar se si këngëtari lirik i ka ngacmuar me sjellje të padenja.

Një grua ka thënë që në 1999 drejtori aktual i Operas së Los Angeles i ka kapur me forcë gjoksin, teksa ajo ushtronte detyrën si kamarjere, ndërsa të tjera femra kanë treguar për tentativa nga ana e këngëtarit për t’i puthur ato.

Disa punonjëse të tjera kanë thënë për Ap se si kanë arritur me forcë të mbrojnë vajzat e tyre të reja nga Domingo, deri në sezonin 2016-2017 në Operën e Los Angeles.
Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i këngëtarit i ka quajtur akuzat ‘plot mospërputhje’, por nuk ka dhënë detaje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb