TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra sot në sallën e parlamentit për automjetin e ministrit Tahiri. Pas denoncimeve të ish-shefit të antidrogës në Fier, se automjeti i ministrit Tahiri është përdorur nga të afërmit e tij për vepra penale, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi në seancën e sotme dokumentet për hyrje daljet e “tezakëve” të ministri të Brendshëm, të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Kjo gjë ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili shkruan në profilin e tij në Facebook se mëkatarët bërtasin kapni mëkatarin! “Hedh një “budalla” një gurë në lumë dhe… gjithë të “mençurit” merren me një targë makine! Ç’farsë mëkatarësh që bërtasin kapni mëkatarin”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: