SHBA- Aktori amerikan, George Clooney, fitues i Oscarit, ka akuzuar Akademinë e Çmimeve se “po lëviz në drejtim të gabuar”.

Për të dytin vit me radhë, asnjë aktor me ngjyrë ose pjesëtar i pakicave nuk është nominuar në katergorinë e aktorit ose aktores më të mirë.

“Nëse shikoni prapa, 10 vjet më parë, Akadamia ka bërë punë më të mirë”, ka thënë Clooney.

Edhe aktorja e filmit “Star Wars”, Lupita Nyong’o, ka thënë se “është e zhgënjyer me mungesën e shumëllojshmërisë” në nominime.

Nyong’o, aktore me ngjyrë, ka fituar çmimin Oscar si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin “12 Years a Slave” në vitin 2014.

Të 6,300 anëtarët e Akadamisë, të gjithë njerëz nga industria e filmit, votojnë për të nominuarit për Oscar çdo vit.

Presidentja e Akademisë së Çmimeve Oscar, Cheryl Boone Isaacs, është zotuar se do të rishikojë anëtarët e akademisë, pasi shumë yje janë zotuar se do të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të mbahet më 28 shkurt. (REL)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: