Pas letrës së publikuar në media nga efektivi Anton Hasanpapaj, ku përmendej edhe emri i ish-nëndrejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hyseni si ish-sigurims, “Gazeta Shqiptare” ka kontaktuar me ish-nëndrejtorin dhe ka marrë një reagim nga ai. “Unë kam mbaruar shkollën në vitin 1991 dhe në fund të këtij viti ose ndoshta në fillim të vitit 1992 kam nisur punë dhe nuk ka se si të kem qenë sigurims shteti, sepse në vitin kur mbarova unë shkollën dhe u futa në punë, nuk kishte më sigurimsa, siç thotë Hasanpapaj. Për sa i përket pjesës tjetër, që ai thotë se unë kam iniciuar masën ndaj tij, unë di të them se aq shumë punonjës sa kam pasur ndër vite, mund të ketë edhe nga ata që kanë mbetur të pakënaqur, por unë kam bërë punën time, konform rregullave”, – shprehet Hyseni.


 


(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


Etiketa: