NGA MARIGLEN MËRTIRI* TIRANË- Nëna polake do të marrë dy fëmijët e saj por kur gjendja e tyre të stabilizohet, përmbarimi shtetëror po pret vlerësimin e psikologëve. Ky është reagimi që përmbaruesi shtetëror i çështjes Petrit Mehmeti theksoi gjatë intervistës pas akuzave të nënës polake, për moszbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas përmbaruesit gjendja emocionale e fëmijëve është e rënduar saqë nuk pranojnë të qëndrojnë as në zyrë jo më të shkojnë me nënën e tyre.

Përmbaruesi Petrit Mehmeti deklaron se nuk ka kërkuar kurrë raport psikologjik për polaken Magdalena Kraëcik por për fëmijët që të ekzekutohet vendimi pa pasoja.

Sipas përmbaruesit zbatimi i vendimit do të nisë pas raportit të psikologeve së gjendja emocionale e fëmijëve është e qetë dhe qëndrueshme si dhe është respektuar e drejta e fëmijëve.

“Gjendja është e acaruar dhe fëmijët nuk duan të shkojnë tek e ëma. Sot kërkova që psikologët të më thonë sa kohë duan që të flasin me fëmijët që të mos jenë të shokuar kur të zbatohet vendimi. Nuk kemi kërkuar kurrë raport psikologjik për Magdalenën por për fëmijët. Nëqoftëse psikologët thonë se duan dy dite për të ekzekutuar përmbarimin unë lë datën dhe orën për ekzekutimin e vendimit, ajo do bëhet edhe në mënyrë agresive por duhet që fëmijët të shkojnë tek e ëma pa reagimin e keq që kanë pasur dy herët e shkuara”, tha Mehmeti

Shtetësja polake Magdalena dhe bashkëshorti i saj prej kohësh janë përfshirë në procese gjyqësore ku pasojat duket se kanë rënë mbi dy fëmijët e mitur të cilët po përjetojnë një gjendje të vështirë emocionale.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb