NGA: DORJANA BEZAT*
TIRANE- Prokuroria për Krime e Rënda ka nisur një hetim për disa drejtorë policie në qarqe dhe për shefa komisariati të cilët dyshohet se janë të implikuar në kultivimin e lëndëve narkotike.

Burime nga organi i akuzës thanë për ‘News 24’ se para 2 muajsh Prokuroria për Krime të Rënda në bazë të informacioneve të marra nga SHISH ka regjistruar një procedim penal për disa zyrtarë të policisë.

Nuk dihet ende së në çfarë faze ka shkuar hetimi në lidhje me këto dyshime dhe a është provuar implikimi i zyrtarëve të policisë. Ndërkaq në policinë e shtetit prej një muaji po kryhen takime periodike mes strukturave drejtuese të policisë së shtetit dhe drejtorëve të policisë në qarqe të cilët raportojnë për situatën e luftës ndaj narkotikëve në secilin qark.

Veprimet e Prokurorise vijne nje dite pasi PD akuzoi se disa krere te Policise jane te perfshire ne vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: